Kosova
Maurice Druon: Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia
Është bërë e ditur se akademiku francez, Maurice Druon, u bë i njohur me thënien e tij kushtuar shqiptarëve.
Meqenëse, Maurice Druon (1918-2009) ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel, ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18-vjeçare.
Po ashtu, ai mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha), transmeton kultplus.
Po ashtu, ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma.
Nga ana tjetër, Druoni ishte edhe Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.
Ai në një shkëputje të shkrimeve të tij, u bë i njohur me tekstin e tij kushtuar popullit shqiptar.
“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” tha Maurice Druon, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














