Lajme
“Maskat mbrojtëse në spitalin e Bernës po vidhen brenda 5 minutash”
Qofshin maska mbrojtëse apo mjete dezinfektuese: Vizitorët e shqetësuar nga koronavirusi po i vjedhin me të madhe ato në spitalet zvicerane
Spitalet po zhfrytëzohen gjithnjë e më shumë si një pikë shpërndarjeje falas e maskave, shkruan 20minuten.ch.
“Në të vërtetë, në ditët e kaluara, përdorimi i maskave mbrojtëse ka qenë më i lartë se sa pritej. Sidoqoftë, nuk është depoja e spitalit ajo që po preket, por zonat të cilat janë të qasshme përpublikun në spital ”, thonë në Spitalin e Qytetit “Triemli”, në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, edhe pse nuk janë dokumentuar vjedhje, maskat mbrojtëse nuk janë më në dispozicion të publikut.
Por në Spitalin “Insel” të Bernës, nga ana tjetër, flitet hapur për vjedhje nga ana e vizitorëve: “çdo pako me maskë që ne vendosim, vidhet brenda pesë minutave”, thotë Philipp Jent, mjek kryesor për sëmundjet infektive.
Ky problem është i njohur edhe në Bazel, përcjell albinfo.ch. “Në fakt, ne po shohim një rënie të konsiderueshme të maskave dhe dezinfektuesve. Maskat janë në dispozicion vetëm në ambientet e pritjes, por ka njerëz që vijnë dy ose tri herë, kërkojnë maska edhe pse kurrë nuk hyjnë në spital, “thonë në spitalin universitar të Bazelit.
“Kemi pasur raste të njerëzve që shfaqeshin me një enë, e mbushnin atë tek shpërndarësi ynë i mjeteve dezinfektuese dhe largoheshin përsëri. Ne do t`i mbajmë në vëmendje dukuritë e tilla”.
Në Spitalin Kantonal të St. Gallenit, gjithashtu, ka ndodhur që vizitorët dhe pacientët të merrnin maska me vete kur dilnin nga dhoma e urgjencës, transmeton albinfo.ch. “Sigurisht që kjo gjë nuk është në rregull,” thotë zëdhënësi i spitalit, Philipp Lutz.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











