Lajme
Maskat dhe testet në shkollat angleze, jo të detyrueshme
Nuk do të jetë e detyrueshme që nxënësit e shkollave të bëjnë teste Covid dy herë në javë, as të veshin maska në klasa, ka konfirmuar ministri Nick Gibb.
Por, Gibb tha se ai shpresonte që shumica e studentëve do të vishnin maska dhe do të dilnin vullnetarisht për të bërë teste dy herë në javë në shkollë. Në intervistë, Gibb gjithashtu tha se përderisa provimet e kësaj vere ishin anuluar, mësuesit do të duhet të tregonin prova për notat që ata dhanë, si pjesë e kontrolleve kundër inflacionit të notave.
Ai i tha Sky News: “Sigurisht që provimet janë sistemi më i drejtë dhe më i mirë për të gjykuar arritjet. Por, ne nuk mund të kemi provime këtë vit për shkak të pandemisë”.
“Por është shumë e rëndësishme që pandemia të mos i pengojë studentët të kalojnë në fazën tjetër të karrierës së tyre, qoftë në kolegj apo në universitet apo në një praktikë, kështu që ne duam të sigurohemi që, pavarësisht pandemisë, ata do të jenë akoma në gjendje të përparojnë”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













