Lajme
Maskat – ‘ari’ i epokës së COVID-19
Maskat po trajtohen si ari në tregjet botërore
Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që qytetarët të mbajnë maska, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, maskat mbrojtëse sot janë kthyer në një objekt të fuqishëm spekulativ. Madje edhe një land gjerman ra pre e mashtruesve, kur porositi maska në vlerë afër 15 milionë euro përmes një firme ndërmjetëse zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se firma, ku porositën zviceranët ishte firmë fantazmë, ajo kishte arritur të vidhte identitetin e një firme europiane. Tani autoritetet po hetojnë! 2,7 milionë euro u arritën të siguroshen e t’i jepen sërish landit gjerman Renani-Veriore-Vestfali, shkruan gazeta gjermane Spiegel.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon një maskë fytyre të frymëmarrësit N95 për të mbrojtur nga COVID-19 me çmime dhe kërkesa super të larta.
Një maskë fytyre e frymëmarrësit N95 largon grimcat nga ajri që merren me frymë. Këta respiratorë filtrojnë të paktën 95 për qind të grimcave shumë të vogla (0.3 mikron). Këto maska janë të afta të filtrojnë të gjitha llojet e grimcave, përfshirë bakteret dhe viruset. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











