Lajme
Maska e re zvicerane mund “të mbysë” virusin e koronës
Tek kjo maskë, në proces i veçantë i siguron sipërfaqet me një ngarkesë të fortë pozitive. Nëse bakteret ose viruset me ngarkesë negative vijnë në kontakt me të, ato do të shkatërrohen
Akoma nuk ka vaksinë kundër koronavirusit. Por, sipas Sanjeev Swamy, themelues dhe drejtor menaxhues i kompanisë Livinguard, tashmë ekziston një maskë që jo vetëm që filtron virusin, por edhe e shkatërron atë.
Kompania e teknologjisë së higjienës me seli në Zug ka zhvilluar një maskë të re për mbrojtjen e gojës dhe hundës, për të cilën supozohet se mund ta bëjë të padëmshëm virusin e koronës. Maska nuk është rekomanduar ende nga Empa (“Eidgenössische Materialprüfungsanstalt”, institucioni përkatës për testim të materialeve).
Siç shkruan “SonntagsBlick”, tek kjo maskë, në proces i veçantë i siguron sipërfaqet me një ngarkesë të fortë pozitive. Nëse bakteret ose viruset me ngarkesë negative vijnë në kontakt me të, ato do të shkatërrohen, transmeton albinfo.ch. “Teknologjia jonë është dëshmuar se mund të shkatërrojë mbi 99.9 për qind të viruseve të koronës që vijnë në kontakt me të”, thotë Swamy.
Për të konkretizuar efektin , ai krahason veshjen me magnet: “Nëse viruset afrohen pranë maskës sonë, ato tërhiqen dhe aty ndodh një lloj qarku i shkurtër në të cilin virusi shkatërrohet dhe bie poshtë nga maska”.
Studiuesit në Universitetin e Lirë të Berlinit kanë testuar dhe konfirmuar efektivitetin e maskës. Por, sipas gazetës, Empa ende nuk ka dhënë rekomandimin e saj, pasi që ende janë duke u zhvilluar metodat analitike që të mund të hetojnë efektivitetin e veshjeve të tilla, përcjell albinfo.ch. Por tashmë ka shumë produkte të shitura në Zvicër që janë testuar dhe certifikuar jashtë vendit.
(Foto: Livinguard)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














