Kuriozitete
Mashtruesit në rrjetet sociale vodhën të paktën 770 milionë dollarë në vitin 2021
Mashtrimet në rrjetet sociale janë në rritje dhe mashtruesit kanë arritur të vjedhin qindra miliona dollarë.
Viti i kaluar ishte i “suksesshëm” për mashtruesit në rrjetet sociale dhe, sipas FTC, më shumë se 95 mijë persona humbën gjithsej 770 milionë dollarë për shkak të mashtruesve. Kjo është më shumë se dyfishi, gjegjësisht gjatë vitit 2020 ishin vjedhur 258 milionë dollarë.
Në raportin e FTC-së nuk thuhet pse pati një rritje kaq të madhe në vitin 2021, por u tha se numri i mashtrimeve të raportuara është rritur ndjeshëm në pesë vjetët e fundit. Gjithashtu, ka pasur një rritje të madhe të mashtrimeve në lidhje me “investimet e rreme në kriptovaluta”, dhe 285 milionë dollarë shkojnë për këto mashtrime investimesh, pothuajse një e treta e shumës totale prej 770 milionë dollarësh, përcjell Albinfo.ch.
Janë shtuar edhe mashtrimet “romantike”. “Mashtrimet zakonisht fillojnë kur një person në dukje miqësor telefonon përdoruesin, i ndjekur nga një bisedë e këndshme dhe më pas një kërkesë për para”, tha FTC. Dominon edhe mashtrimi që lidhet me blerjet online dhe më së shumti bëhet fjalë për “produkte të padorëzuara” që janë blerë në bazë të reklamave në rrjetet sociale.
Facebook dhe Instagram janë të vetmet platforma të listuara në raport. “Më shumë se një e treta e njerëzve që u mashtruan nga romancat në internet në 2021 pretendojnë se gjithçka filloi në Facebook dhe Instagram”, zbulon FTC.
Këto dy platforma janë gjithashtu vendi më i zakonshëm i mashtrimit në lidhje me mallrat e blera të padorëzuara dhe përbëjnë nëntë nga dhjetë raporte.
“Ne kemi drejtuar burime të konsiderueshme për të luftuar mashtrime dhe abuzime të tilla. Ne po shkojmë përtej pezullimit dhe fshirjes së profileve, faqeve dhe reklamave. Ne po marrim masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës dhe ne gjithmonë inkurajojmë njerëzit të raportojnë një sjellje të tillë kur e vërejnë atë”, thuhet në deklaratën e Meta-s.
Përdoruesit këshillohen të “kyçin” profilet e tyre dhe të kenë kujdes në rast të kërkesave për para, sidomos kur bëhet fjalë për kupona kriptomonedhash apo dhuratash.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











