Kosova
Mashtruan gjermanët me telefonata nga Kosova, ngritet aktakuzë ndaj 10 personave
Të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë.
Ndaj dhjetë personave është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për mashtrim të qytetarëve gjermanë përmes telefonatave nga Kosova. Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale A.K, F.G, K.B, H.K, E.Z, A.S, Q.K, H.B, L.B dhe L.B.
Siç njofton Prokuroria Speciale, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë, raporton Albinfo.ch.
Ata i kanë nxitur qytetarët gjermanë që t’iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme apo kuponë të Amazon.com, Inc., në atë mënyrë që përmes telefonit i kanë thirrur të dëmtuarit, shumica të moshës së shtyrë, nga regjione të ndryshme të Gjermanisë.
“Pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthitje duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe, mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare si: Moneygram, Western Union, Capital-Ria, Vllesa-Ria, në emra të ndryshëm në Kosovë, apo të blejnë kuponët e Amazon-it dhe t’ iu tregojnë kodet e tyre, të cilët pastaj të pandehurit i kanë shfrytëzuar për blerje personale online”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Sipas Prokurorisë, dhjetë personat në fjalë në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi në vazhdim’ nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punojë ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit L.B dhe L.B, kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Speciale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










