Kosova
Mashtrimi i 150 qytetarëve për viza pune, kërkohet paraburgimi për 1 të dyshuar
Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkoi paraburgim ndaj një personi për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve për viza
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.C., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit, fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të lartcekura.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material.
“Deri më tani, në këtë çështje penale janë të dëmtuar mbi 420 persona, si dhe është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500.000 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











