Lajme
Mashtrim i ri në Vaud, mesazhet e rreme për gjoba parkimi
Kantoni i Vaud është përfshirë nga një valë e re mashtrimesh digjitale. Policia kantonale paralajmëroi të mërkurën se qytetarët po marrin mesazhe të rreme me SMS, në të cilat kërkohet pagesa e një gjobe parkimi përmes një lidhjeje mashtruese, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Mesazhet i ridrejtojnë përdoruesit në faqe të falsifikuara si “parkings-vd.com” dhe “parkings-ge.com”, të cilat përdorin logot dhe identitetin vizual të institucioneve zyrtare si Xhandarmëria e Vaud-it dhe Fondacioni i Parkimit të Gjenevës. Synimi i këtyre faqeve është të mbledhin të dhëna personale dhe informacione bankare për të kryer blerje mashtruese në internet.
Por skema nuk ndalet këtu. Mashtruesit më pas i telefonojnë viktimat, duke u paraqitur si përfaqësues të bankës së tyre dhe i bindin të japin të dhënat e llogarisë bankare ose t’i skanojnë kode QR, që më pas përdoren për të boshatisur llogaritë e tyre bankare, transmeton albinfo.ch.
Policia kantonale thekson se institucionet publike nuk dërgojnë kurrë mesazhe SMS për të kërkuar pagesën e gjobave. Qytetarëve u kërkohet që të mos klikojnë në asnjë lidhje nga burime të dyshimta dhe të mos skanojnë kode QR të panjohura.
Në rast se dikush ka ndarë të dhëna bankare apo ka rënë pre e mashtrimit, rekomandohet që menjëherë të kontaktojë bankën për të bllokuar kartat dhe të paraqesë një kallëzim në një stacion policie, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











