Lajme
Masat zgjaten deri në fund të marsit, shkurtohet vlefshmëria e certifikatës
ë konsultimin e bërë, shumica e tyre kishin përshëndetur zgjerimin e masave ekzistuese, por kishin hedhur poshtë shtrëngimin e mëtejmë të tyre
Qeveria e shtetit ka ndjekur vendimet e marra nga shumica e kantoneve, partive dhe shoqatave. Në konsultimin e bërë, shumica e tyre kishin përshëndetur zgjerimin e masave ekzistuese, por kishin hedhur poshtë shtrëngimin e mëtejmë të tyre, transmeton albinfo.ch.
Kështu, Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë masat aktuale të vlefshme si detyrimi 2G për restorantet, sportet dhe kinematë si dhe kufizimi prej 30 personave në ambiente të mbyllura deri më 31 mars, shkruan srf.ch. Detyrimi i zyrës nga shtëpia (Home Office) fillimisht vlen deri në fund të muajit shkurt.
Me rastin e hyrjes në vend, testi nuk kërkohet për personat që kanë certifikatë Covid ose mund të provojnë se janë vaksinuar, janë shëruar ose kanë rezultuar negativ. Aktualisht nuk ka asnjë detyrim karantine për asnjë udhëtar.
Për momentin, karantina do të zbatohet vetëm deri në fund të shkurtit për personat që jetojnë në të njëjtën familje ose kanë pasur kontakte të rregullta dhe të ngushta me një person që ka rezultuar pozitiv, përcjell albinfo.ch. Nga karantina e kontaktit përjashtohen edhe personat që janë vaksinuar ose janë shëruar në katër muajt e fundit.
Certifikata është e përshtatur me kushtet e BE-së
Këshilli Federal po redukton gjithashtu vlefshmërinë e të gjitha certifikatave të vaksinimit nga 365 në 270 ditë, duke filluar nga 31 janari 2022, shkruan srf.ch. Në këtë mënyrë, certifikata mbetet e njohur në BE.
Vlefshmëria e certifikatës
Sipas ministrit Berset, nga fundi i marsit certifikatat nuk do të jenë më të nevojshme. Kështu tha ai, i pyetur nga një gazetar se pse nuk u rregullua vlefshmëria e certifikatave nga 270 ditë.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









