Lajme
Masa më të ashpra të natyralizimit, në Aargau votohet më 9 shkurt
Kantoni qendror zviceran i Aargau do të votojë për kërkesat e reja të shtetësisë që do të ishin ndër më të fuqishmet në Zvicër. Ndryshimet përfshijnë një pritje më të gjatë pa ndihmë sociale, si dhe një kuiz të ri për gjeografinë zvicerane

Qendra e reformave është një ligj që ndalon këdo që ka marrë para nga shteti për dhjetë vjetët e fundit që të pajiset me shtetësi, përcjell albinfo.ch.
Votimi do të zhvillohet më 9 shkurt, si pjesë e referendumeve më të gjera federale. Do të ketë përjashtime të kufizuara, për shembull, nëse një aplikant është / ishte i sëmurë, me aftësi të kufizuara ose ishte anëtar i “të varfërve që punojnë”.
Siç është raportuar në “Le Temps”, sipas ligjeve, kushdo që ka marrë ndihmë shtetërore në dhjetë vjet para aplikimit nuk do të natyralizohet si një shtetas zviceran.
Legjislacioni aktual federal mbi këtë çështje kërkon për një minimum prej tre vjetësh përpara se një person të ketë sukses në një kërkesë natyralizimi, përcjell tutje albinfo.ch.
Një provim me zgjedhje të shumfishtë
Një ndryshim tjetër i propozuar do të jetë një provim me shumë zgjedhje mbi historinë dhe gjeografinë e vendit.
Aplikantët do të duhet të përgjigjen saktë tri të katërtave të pyetjeve në mënyrë që të fillojnë procedurën e natyralizimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?