Lajme
Masat e reja anti-Covid në Itali
Kategoritë që do të lejohen të udhëtojnë
Masat e reja anti-Covid, të njoftuara ditën e djeshme nga Qeveria italiane kanë hyrë sot në fuqi. Vetëm kategori njerëzish me arsye të veçanta do të mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Kanë hyrë në fuqi ditën e sotme masat e reja anti-Covid në Itali. Vendi fqinj ka forcuar masat kufizuese për udhëtimet drejt saj, për të përballuar situatën e rënduar të pandemisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se vetëm kategori njerëzit me motive të veçanta lëvizjeje do të mund të udhëtojnë drejt Italisë. Këto kategori përfshijnë individë që duhet të udhëtojnë për punë, probleme shëndetësore, studime, persona që kthehen në rezidencën e tyre, familjarë të personave që kanë leje qëndrimi në Itali, persona të cilët kanë marrëdhënie emocionale të provuar me një rezident në Itali, sportistë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive me interes kombëtar.
Individët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë do të duhet të kryejnë një karantinim 10 ditor. Në përfundim të tij duhet të kryhet një tampon molekular apo antigjenik. Të detyrushme do të jenë paraqitja e Passanger Locator Form (PLF) në format dixhital ose fizik, test negativ për Covid molekular ose antigjenik, që është kryer 72 para udhëtimit. Qytetarët do të duhet t’i nënshtrohen izolimit 10-ditor në adresën e deklaruar në PLF. Masat do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor 2021.
Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19. Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor shtetasit nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei, Armenia mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar. Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë, do t’i nënshtrohen edhe një vetizolimi 10 ditor, në fund të të cilit do të kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik. Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet: a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/ b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit; c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”; d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit. Këto masa janë të vlefshme deri më 15 dhjetor 2021″.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










