Lajme
Masakër në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës rreth orës 00:30 të 27 qershorit, ku katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një konflikti.
Ngjarja është shënuar pas mesnatës, ku dyshohet se konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh.
Viktima e ngjarjes janë K.F., Xh. G., E.G. dhe M.Z. Kurse të plagosur kanë mbetur H.F. dhe E.D, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve të marra, K.F. është babai i A.F. që mbeti i vrarë në atentatin mafioz në Zonën e Livadheve teksa po kalëronte. Ai është pronar i “Hotel Fantazia” në Velipojë dhe “Hotel Fantazia” në Zues.
Ndërkohë i plagosuri tjetër, H.F. është vëllai i K.H., edhe ai ka një biznes në plazhin e Velipojës.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











