Bota
Masakër në Kanada: Të paktën 10 të vrarë
Në mesin e të vrarëve është edhe një police, bëjnë të ditur autoritetet hetuese
Së paku 10 të vrarë. Ky është bilanci tragjik e plojës që ndodhi në qytetin e vogël Portapique, në provincën Nova Skotia të Kanadasë. Një person i armatosur, i veshur me uniformë polici, ka ndjekur dhe vrarë pa shkas, përgjatë disa orëve 10 veta dhe në fund është vrarë nga policia, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Në mesin e të vrarëve është edhe një police, bëjnë të ditur autoritetet hetuese, tranmseton albinfo.ch. Sipas tyre, hetimet ende ndodhen në fazën fillestare, prandaj nuk dihen shumë hollësi rreth rastit.
Ajo që dihet, është se vrasësi i dyshuar, një burrë 51-vjeçar (Gabriel Wortman), pas një ndjekjeje disaorëshe, është kapur nga policia dhe gjatë kapjes është vrarë.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës policia kishte marrë raporte në lidhje me një sulmues të armatosur, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, autoritetet policore kishin kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpitë e tyre dhe t`i mbyllin dyert.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











