Kosova
Marsh në Gjakovë pas vrasjes së gruas dhe vajzës
Neglizhenca e policisë për t’i ofruar mbrojtje Valbona Marku Ndrecajt e cila u vra së bashku me vajzën e saj nga burri i saj bëri që në në Gjakovë të marshohet nën slloganet #BollMo #Ajamunënëradhë.
Gjatë ditës së sotme pati marsh protestues në Gjakovë pas vrasjes e cila ndodhi të martën mbrëma, ku burri dyshohet të këtë privuat nga jeta gruan dhe vajzën e tij.
Në marsh morën pjesë shumë qytetarë nga Gjakova dhe vende të tjera, në mesin e tyre ishin edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ish- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Në krye të marshit u vendos familja e Valbona Markut e cila së bashku me vajzën e saj u vranë nga burri.
Policia gjatë ditës së sotme në një kinferencë për media tha se Valbona kishte paralajmëruar se ka marrë kërcënime nga bashkëshorti, pesë orë para se të vritej nga një breshri plumbash të kallashnikovës.
Policia gjithashtu ka treguar se janë ndërrmarë veprime dhe i dyshuari është kërkuar në shumë lokacione por nuk kishin arritur ta kapnin, deri sa i dyshuari kishte kryer vrasjen dhe ishte dorëzuar në Polici.
Vëllai i Valbonës deklaroi sot se “shteti nuk arriti ta mbrojë motrën time”.
Për vrasjen në Gjakovë ka pasur reagime të shumta nga krerë të institucioneve e shoqëri civile.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














