Lajme
Marrëveshje për turizmin Sharr-Korab
Përfaqësuesit e tri qeverive, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, nënshkruan të enjten në Tetovë, vizionin e përbashkët për zonën ndërkufitare Sharr-Korab
Trekëndëshi kufitarë ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës ofron kushte të përshtatshme për ekoturizëm, por kërkon angazhim institucional për të mbrojtur natyrën nga dora e njeriut. Kështu u tha të enjten në një konferencë mbajtur në Kodrën e Diellit në Tetovë.
Në këtë konferencë ku u diskutua për zhvillimin e turizmit malor në zonën e tre kufirit midis këtyre vendeve, mori pjesë ministri i Mjedisit i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, zëvendësministri i Mjedisit i Kosovës, Shpëtim Rudi dhe ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka.
Tre përfaqësuesit e nënshkruan vizionin e përbashkët për zonën ndërkufitare Sharr-Korab.
Në këtë konferencë të tre palët shprehën shqetësimin për rrezikun që u kanoset bukurive natyrore të kësaj zonë nga prerja e pakontrolluar e pyjeve, mbishfrytëzimi i faunës së egër përmes gjuetisë ilegale dhe ndërtimet ilegale.
Ambasadori austriak në Maqedoni, Thomas-Michael Baier këshilloi pjesëmarrësit që të mos i harrojnë problemet ambientale gjatë fazës së tranzicionit dhe rrugës së integrimit të rajonit në BE.
Ai tha se vendi i tij do të mbështesë projekte, që përparësi kanë ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, citon “Koha”.
Përmes vizionit të përbashkët, institucionet qeveritare të të tri vendeve synojnë zhvillimin e përbashkët ndërkufitar të turizmit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, menaxhimin e përbashkët ndërkufitar të rajonit dhe promovimin e njohurive tradicionale bujqësore.
Sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, palët u dakorduan të identifikojnë vendet me vlera turistike dhe krijimin e infrastrukturës dhe aftësive te nevojshme që do të rrisin përfitimet për komunitetet e këtyre zonave.
Palët po ashtu u pajtuan që të angazhohen për përmirësimin e tregtimit të produkteve bujqësore tradicionale, mbrojtjen dhe promovimin e racave autoktone të kafshëve, identifikimin e mundësive të reja dhe përdorimin e potencialeve ekzistuese për prodhimin efektiv të energjive ekologjike.
Në konferencë morën pjesë dhe drejtuesit e agjencive shtetërore për mjedis, organizata joqeveritare dhe përfaqësues komunal të zonave përreth vargmaleve Sharr-Korab.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












