Shqipëria
Marrëveshje për pensionet e emigrantëve në Itali
Sigurimet shoqërore për të arritur një njohje për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë në një vizitë zyrtare në Itali, qëllimi i së cilës ishte arritja e një marrëveshje për pensionet e emigrantëve që kanë vepruar dhe punuar me vite në shtetet evropiane, me theks të veçantë për mërgimtarët nga Italia.
Ai u takua me homologu Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë ku ky i fundit ripërsëriti qëndrimin e shprehur gjatë vizitës në Tiranë, se opozita shqiptare duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me shumicën qeverisëse pa asnjë kusht.
“Inkurajova edhe njëherë tjetër kryeministrim Edi Rama për ti bërë një ftesë të hapur opozitës. Kjo me qëllimin e zhbllokimit të krizës politike, e cila prej kohësh po e pengon Shqipërinë të forcojë rrugën e reformave, e në veçanti atë zgjedhore. Unë si kryeministër i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë, po e ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, të ndjekin të njëjtën qasje, me shpirt kontruktiv dhe pa kushte. Dua të theksoj, mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Europian”, deklaroi Conte.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp foli me terma konkrete se cfarë i kishte kërkuar mikpritësit të tij Giuseppe Conte.
“Ia vlen të shihet edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ne do të vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Ne si qeveri shqiptare jemi koshientë për rritjen e numrit të qytetarëve italianë që jetojnë në Shqipëri. Gjatë bisedës me kryeministrin Conte folëm edhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Folëm edhe për arbëreshët që jetojnë në Itali, që janë një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian në morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën













