Lajme
Marrëveshje penale vetëm me 7 shtete
Kosova ka marrëveshje bashkëpunimi në çështje penale vetëm me shtatë shtete: Zvicrën, Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, Belgjikën dhe Italinë
Republikën e Kosovës, brenda gjashtë viteve sa ekziston si shtet i pavarur, e kanë njohur 107 shtete, mirëpo autoritetet në Prishtinë nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje penale, me më shumë se shtatë shtete. Kjo i bije që me 100 shtete të tjera Kosova nuk ka marrëveshje për transferim dhe ekstradim të peronave të dyshuar.
Për Ministrinë e Drejtësisë nuk është i rëndësishëm bashkëpunimi që ekziston me shumë shtete sesa vetë marrëveshjet e tilla formale.
“Bashkëpunimi bëhet në disa forma: përmes marrëveshjeve, përmes reciprocitetit dhe përmes njohjes së disa marrëveshjeve të ish-Jugosllavisë”, citon “Zëri” ministrin në detyrë të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Astrit Kolaj thotë se kjo Ministri e ka prioritet bashkëpunimin me vendet në të cilat Kosova ka më shumë diasporë dhe në vendet ku ka lëvizje më të madhe të shtetasve të Kosovës.
Hungaria llogaritet të jetë njëra nga shtetet tranzite për kosovarët që ia mësyjnë Evropës dhe ku ka mijëra shqiptarë, por me këtë shtet Kosova nuk ka bashkëpunim.
Sipas Kolajt, Kosova, ndonëse është në konsultime për një marrëveshje të tillë, ende asgjë konkrete nuk ka, por sipas tij, shteti jonë ka marrëveshje me Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, Belgjikën dhe Italinë dhe Zvicrën.
Me Turqinë, Shqipërinë e Maqedoninë, sipas tij, Kosova ka marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, për ekstradim dhe ndihmë të ndërsjellë në çështjet penale. Me Zvicrën dhe Belgjikën, Kosova, ndërkaq, ka marrëveshje vetëm për transferimin e personave të dënuar.
Me Kroacinë në anën tjetër nuk ka marrëveshje për transferim të personave të dënuar, apo ekstradim, por vetëm për ndihmë të ndërsjellë në çështjet penale derisa me Italinë Kosova ka marrëveshje vetëm për ekstradim dhe ndihmë të ndërsjellë në çështjet penale.
Ndonëse me shtetet e tjera nuk ka marrëveshje formale, Kolaj thotë se kjo nuk paraqet problem për shkak se ekzistojnë ligje, që zbatohen në rast të mungesës së marrëveshjeve.
“Ne konsiderojmë që nuk kemi probleme pasi qe ligji është shumë modern dhe në mungesë të marrëveshjes ne zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe me efikasitet të lartë”, thotë ai, duke shtuar se nga ana e Kosovës në vazhdimësi ka pasur gatishmëri për marrëveshje edhe me shtetet e tjera.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













