Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi: Dakord për dokumentet identifikuese, por jo për targat
Pasi Kosova dhe Serbia ranë dakord për dokumentet në kufi, kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targat. Në një intervistë për BBC ai deklaroi se serbët kanë kohë dy muaj për të ndryshuar targat.
Në emisionin “Hard Talk” Kurti foli mbi bisedimet që çuan drejt normalizmit të kalimit në kufirin mes dy vendeve. Kemi pasur bisedime në Bruksel që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme, sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, ka thënë Kurti, duke falënderuar Përfaqësuesin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Duke folur edhe për afatin që u është dhënë serbëve që të pajisin automjetet e tyre me targa të Kosovës, RKS, Kurti u shpreh se atyre u janë dhënë dy muaj kohë për t’u pajisuar me targat e Republikës së Kosovës.
“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, përvec atyre të njohura si RKS apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, ka theksuar ai.
Në fund, Kurti ka theksuar se një nga faktorët që çoi në arritjen e marrëveshjes është se më 1 gusht Kosova ua lëshoi serbëve mbi dy mijë dokumente me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.
Shefi i diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, foli dje për aritjen e një marrëveshjeje për dokumentet identifikuese mbi parimet evropiane, dhe problemin e targave.
Josep Borrell: “Pres që dy liderët të tregojnë pragamtizëm e konstruktivitet, për të zgjidhur problemin me targa. Kam thënë shumë herë, në kohën e luftës në Ukrainë, me sfidat që BE-ja që po përballet, ne në Evropë nuk kemi nevojë për probleme, nuk kemi nevojë për tensione. Duhet zgjidhje, duhet zgjidhje për Ballkanin Perëndimor”.
Kosova zbatoi reciprocitetin më 1 gusht me një akt që Serbia e bën prej vitesh duke mos lejuar kalimin e shtetasve të Kosovës me dokumente që mbajnë mbishkrimin Republika e Kosovës, gjë që pritet të marrë fund me akordin që u arrit të shtunën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










