Lajme
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?

Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, që pritet të hyjë në fuqi në muajin qershor, do të mundësojë njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet midis dy shteteve. Ky proces përfshin më shumë se 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe një numër të konsiderueshëm shtetasish italianë.
Përfaqësuesja e UIM Albania, Tresjana Elmazi, e shpjegoi se ky marrëveshje përfshin individët që kanë paguar kontribute sigurimesh shoqërore si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Sipas saj, ata që kanë vite të mjaftueshme për pension në vetëm një nga këto shtete, do të kenë mundësinë të bashkojnë periudhat e punës për të përfituar një pension proporcional nga të dy vendet. Kjo do të mundësojë që, për shembull, një person që ka 10 vite kontribute në Shqipëri dhe 10 vite në Itali, të mbledhë të dyja periudhat dhe të përfitojë një pension të kombinuar, transmeton albinfo.ch.
Procedura për këtë marrëveshje ka filluar dhe do të ndjekë disa hapa të qartë për aplikim. Për individët që janë të regjistruar në sistemin e sigurimeve italiane, mund të verifikohen kontributet përmes një lidhje direkte me Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Italisë (IMS), ndërsa për ata që kanë punuar në Shqipëri, do të nevojitet përdorimi i platformës e-Albania për verifikimin e dokumentacionit të duhur.
Marrëveshja do të nisë pas shkëmbimit të akteve të ratifikimit mes dy vendeve dhe, sipas Elmazi, është e rëndësishme që qytetarët të fillojnë verifikimin e kontributeve që tani, për të shmangur vonesa në aplikimet për pension.
Zyrat e UIM Albania, të cilat ofrojnë konsulencë falas, janë të hapura për qytetarët që kërkojnë informacion dhe asistencë lidhur me procedurat e nevojshme për këtë marrëveshje, përfshirë qytetarët që mund të kenë pasur vështirësi në dixhitalizimin e informacionit të tyre.
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi