Bota
Markus Söder – kryeministri më i padashur
Migrimin në Gjermani e ka quajtur "Asyltourimus", (Azil-turizëm), dhe me këtë meritoi nga gazeta New York Times titullin "Donald Trumpi i Gjermanisë"

Në Bavari u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku partia CSU shënoi rezultate më të dobëta se në zgjedhjet e kaluara. Markus Söder pretendon të rizgjidhet në postin e kryeministrit. Por kush është ai?
Markus Söder është krenar me postin e tij si kryeministër i Bavarisë, me pushtetin, CSU-në dhe Bavarinë e bukur të “tij”. Për Söder ka qenë gjithmonë një ëndërr që të bëhet kryeministër i Bavarisë. Për këtë ai ka punuar shumë – me vite. Pas marrjes së pushtetit nga Horst Seehofer në mars të këtij viti, partia CSU ishte në nivelin e mbështetjes në sondazhe mbi 40%, raporton “DW”.
60 vjet në pushtet në Bavari
Por CSU më nuk do të jetë e vetme në pushtet, si në të kaluarën. Markus Söder është tani përgjegjës për humbjen e shumicës absolute në Bavari. Me dekada të tëra atje ka qenë një lloj automatizmi zgjedhja e CSU në pushtet. Kristiansocialët janë në pushtet në Bavari më shumë se gjashtë dekada – ndonëse ndonjëherë në koalicion me të tjerët, përcjell albinfo.ch.
Söder ka fajësuar qeverinë federale në Berlin për rënien e vlerave të CSU në Bavari. Në radhë të parë drejton gishtin drejt ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, që ishte edhe paraardhësi i tij në Bavari dhe ende është kryetar i CSU. Por edhe Söder ka bërë disa gabime strategjike. Tema kryesore e tij në fushatë ishte politika e migrimit në vend.
Söder në fushatë shumë shpejt është armiqësuar me partinë djathiste populiste Alternativa për Gjermani (AfD), e cila vërtet ka arritur të përvetësojë shumë votues të mëparshëm të CSU-së.
Politika ndaj kundërshtarëve
Migrimin në Gjermani e ka quajtur “Asyltourimus”, (Azil-turizëm), dhe me këtë meritoi nga gazeta New York Times titullin “Donald Trumpi i Gjermanisë”. Por duket se zgjedhësit nuk ishin tepër të kënaqur me retorikën e tij radikale. Ai nuk arriti me këtë retorikë të stopojë as ngritjen e AfD në Bavari. Söder ka kërkuar edhe vendosjen e domosdoshme të kryqit në institucionet e vendit. Kjo nuk është mirëpritur fare nga shumë zgjedhës, por as nga përfaqësuesit e kishës. Javët e fundit toni i Söderit ishte më i butë, sulmet ndaj kundërshtarëve më të qeta. Ndërsa për qeverisjen në kohën e tij tha se Bavaria është “shndërruar në një vend përrallor”.
Markus Söder ka lindur në “këtë vend përrallor”, më saktësisht në Nyremberg, me 5.1.1967. Fëmijë i një familjeje modeste ai e ka përfunduar gjimnazin me nota të shkëlqyeshme. Söder ka studiuar shkencat juridike dhe ka doktoruar. Më pas ka punuar si gazetar në TV. Idoli i tij politik që në rini ishte: Franz Josef Strauß, kryeministër dhe njeriu më i rëndësishëm i Bavarisë në vitet 80-të. Söder është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Në vitin 1994 ai është futur në parlamentin bavarez, ku është emëruar në disa poste ministrore. Më 16 mars 2018 mori postin e kryeministrit ë Bavarisë.
Ambiciet
Por këtë post ende nuk e ka mësuar sa duhet. Do të zgjatë edhe ca kohë deri sa të shndërrohet nga një figurë përçarëse në udhëheqës të landit dhe të bëhet një kryeministër i të gjithëve. Söder është i afërt me popullin, por ai nuk duket i natyrshëm. Ndër 16 kryeministrat e landeve në Gjermani, ai është më i padashuri, thuhet në sondazhet e fundit. Gjatë fushatës së fundit ka rënë në sy për taktizime të shumta. Ky imazh e ka dëmtuar Söderin por edhe partinë e tij CSU. Megjithatë askush në këtë moment nuk e beson se Markus Söder mund të heqë dorë nga kandidatura e serishme për postin e kryeministrit të Bavarisë. Pavarësisht rezultateve.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës