Sport
Marku i jashtëzakonshëm, nokauton Dragishiq për 100 sekonda
Florian Marku merr kështu edhe fitoren e gjashtë, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha i ka fituar me nokaut
Vetëm 101 sekonda saktësisht i kanë mjaftuar Florian Markut për të triumfuar ndaj serbit Sladan Dragishiq.
Ndeshja e MMA-së u zhvillua në palestrën “Asllan Rusi” në Tiranë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Marku hyri me plis në kokë, derisa arriti të dominojë sfidën, teksa e hodhi poshtë kundërshtarin, falë një gjuajtjeje poshtë brinjës, me këmbën e tij të majtë.
Kjo bëri që serbi Dragishiq të dorëzohej, duke mos mbajtur dot premtimin e tij se do të luftojë si burrat me Markun, në ring.
Florian Marku merr kështu edhe fitoren e gjashtë, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha i ka fituar me nokaut.
“Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh. Edhe 2-3 ndeshje në MMA dhe pastaj do të më shikoni në UFC, ku do të tentoj të çoj sa më lart këtë flamur të bukur. Ju faleminderit”, deklaroi Florian Marku pas sfidës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











