Lajme
Mark Zuckerberg, personi i dytë më i pasur në botë
Drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, është bërë personi i dytë më i pasur në botë, për herë të parë.
Me këtë rast, ai ka mposhtur edhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, pasi aksionet e kompanisë së tij u rritën. Pasuria neto e 40-vjeçarit tani qëndron në 206.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke e vendosur atë 1.1 miliardë funta përpara Bezos, por pothuajse 50 miliardë dollarë pas njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, transmeton albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se së fundmi vlera e tregut të Metas u rrit për rreth 10% në 1.45 trilionë dollarë, pasi aksionet e saj arritën një nivel historik prej 582.77 dollarë, shkruan skynews.
Kjo rritje u nxit nga zbulimi i prototipit të parë të funksionimit të syzeve AR të quajtura Orion, dhe prezantimi i aftësive të reja me inteligjencen artificiale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










