Lajme
Mark Gjonaj: Diaspora duhet të ketë deputetët e vet në Kuvend
"Fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e vendit"
Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj, flet pas mbledhjes së parë të Këshillit. Sipas tij, fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e Shqipërisë.
Realisht një nga shqiptarët më të suksesshëm në diasporë është Mark Gjonaj. I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjonaj është sot anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut. Gjonaj, gjithashtu, është një nga aktivistët më të rëndësishëm të diasporës shqiptare. Në “Real Story”, ai u shpreh se pasuria më e madhe që ka Shqipëria është populli i vet.
“Për të parën herë që u takuam ishte dje. Pasuria e Shqipërisë është populli i vetë, shqiptari. Interesi i zhvillimi të vendit është të shfrytëzohet ky rast. Dashninë që e kemi për popullin tonë dhe për vendin tonë, të shpresojmë se çfarë mundet Këshilli Kordinues i Diasporës. Është hera e parë që qeveria na mbledh”, tha Gjonaj.
Po ashtu, Mark Gjonaj u shpreh se diaspora duhet të ketë deputetët e vet në Kuvend. Sipas tij, fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e vendit, pasi diaspora nuk ka interes, por lufton për të mirën e Shqipërisë.
“Kam lindur në Amerikë. E shoh popullim tim, familjen time duke vuajtur. E bëj pyetjen, nëse do isha unë atje, dhe ata në Amerikë, çfarë do kërkoja prej tyre, duhet bërë sa ke mundësinë. Që të krijohet kjo ura që është shumë e rëndësishme”.
“Diaspora duhet me pas një deputet të vetin. Duhet zëri i diasporës, janë më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se sa këtu. Një prej planeve është vota. Duhet forcuar lidhja dhe të krijohet besimi. Fjala e diasporës ka peshë, sepse nuk e ka për interes, e ka për të mirën e vendit. Nuk është shfrytëzuar ky rast i bashkimit të popullit tonë. Shqiptarët kanë influencë në shtetet ku jetojnë”, tha Gjonaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











