Lajme
Marihuana po shkon “flakë” në Kosovë
Safet Blakaj është drejtori i Qendrës “Labyrinth”që merret me problemin e abuzuesve me droga. Ai thotë se viteve të fundit është rritë dukshëm numri i të rinjve që konsumojnë marihuanë
Institucionet e Kosovës nuk posedojnë statistika të sakta rreth përdoruesve të drogës në vend, por sipas disa hulumtimeve nga organizatat joqeveritare, del se 20 mijë kosovarë konsumojnë koha-pas kohe drogë. Ndërsa janë rreth 5 mijë qytetarë, që konsiderohet si përdoruesit e rregullt të drogës.
Por ajo që mbetet shqetësuese, sipas ekspertëve vendorë, është përdorimi i drogës nga të rinjtë.
Para shtatë viteve, mosha mesatare e atyre që e kanë përdorur drogën për herë të parë ka qenë 19 vjeç, kurse sot është 16,2 vjeç, thotë për Anadolu Agency, Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth” nga Prishtina, që merret me problemin e abuzuesve me droga.
Veç kësaj, ai thekson se në dy tri vitet e fundit është rritur shumë, numri i të rinjve nën moshën 18 vjeçare të cilët e përdorin lëndën narkotike kanabis (marihuanën).
“Kjo është me të vërtet shqetësuese pasi që të rinjtë e moshës 16 vjeçare me të madhe po e përdorin këtë drogë dhe kjo është përhapur jo vetëm në vendet urbane por edhe nëpër mjediset rurale ku kanë filluar të përdorin marihuanën”, thotë ai.
Para dhjetë viteve, çmimi i heroinës ka qenë 12 deri në 15 euro për gram, ndërsa sot kushton rreth 25 euro për gramë, thotë Blakaj, raporton Koha.
Sipas tij, deri para dy viteve, kanabisi ka qenë prezent në çdo skutë dhe dy “jointa” kanë kushtuar 5 euro. Ndërkohë, çmimi aktual është dyfish më i shtrenjtë.
Blakaj vlerëson pozitivisht faktin që gjatë dy viteve të fundit, përdorimi i heroinës, drogës më të rrezikshme e cila shumë shpejtë krijon varësi, po stagnon. Megjithatë, përdorimi i substancave tjera narkotike është shqetësueses, konsideron ai.
Ndryshe, në bazë të dhënave të “Labyrinthit” i cili gjatë 6 viteve të fundit po përcjell rregullisht se çfarë po ndodh me klientët e tyre, në vitin 2012 ka pasur 17 raste fatale për shkak të të tej dozimit. Ky ishte një prej viteve më tragjike në Kosovë, sa i përket fataliteteve për shkak të abuzimit me droga.
Blakaj përmend se në Kosovë nuk ekziston Qendra për Rehabilituese për shërim dhe ndërprerjen e abuzimit me droga, dhe se narkomanët mund t’i lajmërohen vetëm organizatës Labyrinthi për ndihmë afat shkurte ose repartit në klinikën Psikiatrike ku kushtet nuk janë të mira sepse janë të përzierë me pacientë tjerë.
Ai shton se Ministria Shëndetësisë rishtazi ka filluar procesin për hapjen e institucioneve të cilat do t’i përfshinin edhe aktivitetet ditore dhe rehabilitimin e të varurve nga droga.
Për shërim është shumë me rëndësi, thotë Blakaj, që problemi të detektohet sa më herët dhe menjëherë të ndërmerren masa të caktuara.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












