Lajme
Marash Kumbulla zgjidhet ndër më të mirët në Evropë
Ekipi i Veronas, që është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit në Itali, ka në gjirin e vet një talent që mund t’i jellë të ardhura të konsiderueshme në vijim. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, djaloshin shqiptar që është grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Edi Rejas.
Këtë sezon, ai ka zhvilluar pesë takime duke arkivuar 438 minuta. Djaloshi i lindur në Peschiera del Garda por me origjinë nga Shkodra, ka shënuar edhe një gol këtë sezon. 19 vjeçari që me paraqitjet e tij ka bërë për vetë drejtuesit e klubit dhe jo vetëm, gjendet në formacionin ideal të Serisë A deri në javën e shtatë.
Përkrah Acerbit dhe De Vrij, Kumbulla plotëson trion e mbrojtjes. Në këtë formacion gjenden emra si Pjanic, Sensi, Kolarov apo Kajehon.
Marash Kumbulla ka qënë disa herë në formacionin ideal të Serisë A, pas paraqitjeve të mira. Një vlerësim i madh është edhe pesëmarrja në 11-shen më të mirë të 5 ligave më të forta europiane në futboll, shkruan Newsport.al, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











