Lajme
Maqedonisë po i ikë “truri”
Në 15 vitet e fundit nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë ikur rreth 500 profesorë
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka dekoruar të mërkurën më shumë se dyzetë studentë të këtij universiteti, të cilët kanë diplomuar gjatë dy viteve të fundit. Mirëpo, hendikep për ta mbetet punësimi në Maqedoni, prandaj shumica mendojnë ta marrin biletën njëdrejtimëshe për në Evropë.
Por, ka edhe të tillë që janë të kënaqur dhe nuk kanë në plan që ta lëshojnë vendin, transmeton zhurnal.mk
Rektori Velimir Stojkovski është i kënaqur nga cilësia e këtyre njerëzve të rinj, por mendon se nuk duhet vetëm ato si universitet, po edhe shteti të përkujdeset për t`i mbajtur kuadrot më të mira.
Njëra prej arsyeve e ikjes së trurit sipas rektorit janë mangësitë në Ligjin për arsimin e lartë në të cilin me vite nuk kanë mundësi për t`u punësuar asistent të rinj në fakultete. Në 15 vitet e fundit nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë ikur rreth 500 profesor.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











