Maqedonia
Maqedonia vendos të hënën për planin francez
Takimi i të hënës do të jetë bashkërendues, sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ashtuquajturit propozimi francez për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Në të do të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare, si dhe zëvendëskryeministri për integrime europiane, Bojan Mariçiç, si përfaqësues i qeverisë.
Partia më e madhe opozitare VMRO–DPMNE ka kërkuar që qeveria të sjellë dokumentacionin e plotë të propozimit francez.
Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tyre, ky propozim bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










