Lajme
Maqedonia trajnon mjekët jashtë vendit
Vetëm nga fillimi i vitit janë dërguar mbi 340 punëtorë shëndetësorë nga Maqedonia për trajnim në qendrat me reputacion mjekësor në Evropë dhe në botë.
Për këtë muaj janë miratuar edhe 90 kërkesa të punëtorëve të shëndetësisë, 72 nga të cilët janë dërguar në disa qendra mjekësore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë: University Medical Center Akh – Vjenë; Ronald Reagan Medical Center – UCLA, SHBA; Klinika Stuttgart; Qendra Klinike Universitare Hamburg – Eppendorf; Klinika ATOS – Gjermani; University Hospital Chapa Cherepasha – Stamboll, Turqi; Qendra Klinike Ljubljana; Spitali Tokuda – Sofje, Bullgari; Qendra e Trajnimit – Izmir, Turqi; Qendra Klinike në Beograd – Serbi; Spitali Safak – Stamboll, Turqi.
Deri në fund të këtij muaji, një shtesë prej 18 punëtorëve të shëndetësisë do të dërgohet për trajnim në qendrat mjekësore në Novo Mesto, Slloveni, Stamboll, Turqi.
Projekti për edukim i personelit shëndetësor jashtë vendit mundëson përvetësimin e njohurive dhe shkathtësi të reja, pastaj mësojnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët, me qëllim të përmirësimin të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Maqedoni, bëjnë të ditur mediat në Shkup.
Që nga fillimi i zbatimit të projektit, për trajnim jashtë vendit janë dërguar mbi 1400 punonëtorë të shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











