© 2016 ALBINFO
CH-Ballkani
Maqedonia shpalosi ofertën e saj për investitorët zviceranë
Një delegacion nga Maqedonia, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i këtij vendi, Vladimir Peshevski, ministri për Investime, Arlind Zeqiri, në një forum ekonomik që është mbajtur të enjten në Cyrih të Zvicrës, kanë bërë përpjekje për t’i bindur bizneset zvicerane që të investojnë në Maqedoni.
Forumin fillimisht e ka përshëndetur ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Maqedonisë në Zvicër, Rafet Hajdari. Ai ka theksuar rëndësinë që kanë këto aktivitete për promovimin e investimeve në një vend në zhvillim çfarë është Maqedonia dhe u ka bërë thirrje bizneseve nga Zvicra për të investuar atje.
Para biznesmenëve zviceranë ata kanë prezantuar përparësitë dhe mundësitë e investimeve.
Maqedonia, sipas Vladimir Peshevksit është e njohur nga institucionet më të rëndësishme ekonomike si një vend me një klimë të favorshme të biznesit dhe një nga vendet që kanë realizuar shumicën e reformave që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.
“Maqedonia është vendi me normën më të ulët mesatare tatimore prej 7.4%, dhe është i vetmi vend në botë me një normë mesatare një shifrore të taksave, e cila është veçanërisht tërheqëse për kompanitë vendase dhe të huaja.”, theksoi Peshevski.
Duke zbatuar një sërë reformash, kompanitë më shpejtë dhe lehtë marrin leje ndërtimi për ndërtimin e ndërtesave të prodhimit, me qasje më të lehtë në kredi për zhvillimin e korporatës, kushte të përmirësuara për tregti ndërkufitare, duke rezultuar me normat e vazhdueshme të rritjes së eksporteve dhe të prodhimit të brendshëm bruto të vendit.
“Rezultat i bashkëpunimit të mirë me kompanitë dhe zbatimi i politikave plotësuese ekonomike ka ndikuar në uljen e papunësisë në vend, nga 38% në 24%, në një periudhë 10 vjecare, duke hapur më shumë se 160.000 vende të reja pune nga investimet të huaja direkte”, u tha në forumin ekonomik të Cyrihut.
Mysafirët nga Shkupi thanë se Maqedonia është e përkushtuar për të investuar në infrastrukturë duke ndërtuar aeroporte moderne dhe efikase, ndërsa investimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore do të kalojnë vlerën 800 milionë eurosh, duke e lidh vendin më mirë me vendet fqinje.
Ndërsa ministri për Investime, Arlind Zeqiri, ka prezantuar para zviceranëve zonat e lira ekonomike në Tetovë dhe ka bërë publike hapjen një fabrike që është bërë të enjten nga gjiganti amerikan “Lear Corporation”, ku do të punësohen reth 3.000 punëtorë.
Gjatë punimeve të forumit, disa nga përfaqësuesit e investuesve nga Zvicra në Maqedoni kanë bërë prezantimin e investimeve të tyre.
Para forumit ekonomik të Cyrihut Peshevski dhe Zeqiri realizuam një takim me përfaqësues të federatës së tekstilit të Zvicrës, e cila përfaqëson mbi 200 kompani.
Albinfo.ch do të sjell nesër një raport të zgjeruar me intervista të pjesëmarrësve nga forumi ekonomik i Cyrihut.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin





















