Lajme
Maqedonia po i bllokon prodhuesit e Kosovës
Kohët e fundit bizneset prodhuese në Kosovë po hasin në barriera eksportuese nga Maqedonia.
Një pjesë e prodhimeve kosovare pengohen të hyjnë në Maqedoni dhe kjo argumentohet nga ana e maqedonasve me shtimin e procedurave dhe dokumenteve.
Shumë biznesmenë shprehen se e kanë të pamundur të sigurojnë dokumentet e kërkuara dhe e vlerësojnë këtë situatë tendencioze, raportojnë mediat kosovare
Kjo lidhet sipas tyre me raportin e publikuar pak ditë më parë nga ana e Komisionit Evropian ku thuhej se “toka e Kosovës është e helmuar”.
Bizneset prodhuese të Kosovës kanë shprehur akuza në adresë të Maqedonisë, për bllokimin e bizneseve të tyre.
“Kohëve të fundit është paraqitur një barrierë që ka të bëjë me eksportin e produkteve kosovare në Maqedoni, që askush në Kosovë nuk e di se çfarë dokumentesh kërkohen. Këto barriera janë të panevojshme dhe si duket kanë për qëllim vazhdimin e efekteve negative të atij raporti famëkeq, që thotë se toka e Kosovës është e helmuar”, ka thënë pronari kompanisë prodhuese “Abi-Elif”.
Pronari i saj ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje që është e mundur që eksportet kosovare të depërtojnë në destinacionet e caktuara.
Sipas mediave kosovare me probleme të njejta janë të ballafaquar edhe kompanitë “Xharra Plas”, “Vëllezërit e Bashkuar”, të cilët shqetësimet i`a kanë shprehur kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










