Lajme
Maqedonia planifikon të shpallë gjendje të krizës
Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri te presidenca në “Vilën Vodno”, kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, tregoi se është vendosur të propozohet shpallje e gjendjes së krizës në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, e që do të zgjasë 30 ditë.
Presidenti tha se gjendja me pandeminë në vend është shumë serioze. Kryeministri Zoran Zaev ndërkaq informoi se sonte, ose më së voni nesër, Qeveria do të mbajë seancë, ku do të shpallet gjendja e krizës, shkruan euronews, transmeton Albinfo.ch.
Kjo gjendje nuk lidhet me orën policore ose ndalesën e lëvizjes, Zaev theksoi se tani për tani nuk janë duke menduar për orë policore, po megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë për këtë masë në të ardhmen.
Gjendja e krizës nënkupton se edhe ushtria do të kyçet në luftën ndaj pandemisë, por gjithashtu edhe të gjitha kapacitetet dhe kuadrot e spitaleve private vihen në dispozicion të shtetit.
Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut mund të shpallet gjendje krize në gjithë territorin. Gjendje e tillë është shpallur vetëm në rajone të caktuara, siç ka qenë në jug dhe veri të vendit, gjatë krizës me migrantët.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit morën pjesë të gjithë anëtarët, përveç ministrit të Brendshëm. Me ftesë të veçantë nga presidenti i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka informuar për gjendjen me pandeminë dhe kapacitetet për përballje me të.
Këto propozimet të krerëve të lartë të shtetit fqinj vijnë pas rritjes se rasteve të të infektuarve dhe numrit të viktimave nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











