Lajme

Maqedonia numër rekord të papunëve

Organizata Ndërkombëtare për Punë në Gjenevë ka bërë të ditur se Maqedonia është lidere për papunësinë

Sipas kësaj organizate, shkalla e papunësisë në vendin që po përballet me tensione ndëretnike ka shkuar në 30,9 për qind të të papunëve, kryesisht të rinj, transmeton INA.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, shkallë të lartë të papunësisë ka edhe Bosnjë- Hercegovina, por me një përqindje më të vogël prej 27,6 për qind.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Punë, numri i të papunëve në botë është 75 milionë të rinj, ndërsa vendet e Ballkanit dhe Spanja janë vendet me papunësi më të lartë