Sport
Maqedonia kërcënon Zvicrën për talentin 16-vjeçar
Maqedonia nuk dëshiron që futbollisti 16-vjeçar, Amel Rustemoski që në të ardhmen të luajë për Zvicrën dhe kanë paralajmëruar se do të lajmërojnë edhe FIFA-n për këtë rast
Përveç Ezgjan Alioskit, Maqedonia e dëshiron edhe një futbollist, i cili paraqitet për Grashppers U-18, Amel Rustemoski, shkruan ‘Blick’.
Ai është vetëm 16-vjeçar dhe konsiderohet si një futbollist më të ardhme të madhe. 16-vjeçari ka nënshtetësi të dyfishtë, derisa ka lindur në Zvicër.
Amel Rustemoski ishte i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë të hënën, por nuk u paraqit, derisa është në planet e trajnerit edhe për takimin kundër Spanjës. Ai nuk erdhi për shkak të obligimeve me klubin, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Igos Angelovski ka thënë se nëse nuk vjen, atëherë do ta lajmërojnë FIFA-n. “Ai duhet të vendosë nëse dëshiron apo jo të luajë me Maqedoninë. Nëse dëshiron por nuk paraqitet, mund të detyrohemi t’i drejtohemi FIFA-s për respektimin e rregullores”, deklaroi Angelovski.
Maqedonia nuk dëshiron që futbollisti 16-vjeçar që në të ardhmen të luajë për Zvicrën dhe kanë paralajmëruar se do të lajmërojnë edhe FIFA-n për këtë rast.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








