Lajme
Maqedonia i frikohet reciprocitetit nga Kosova
Maqedonia filloi të refuzojë importin e miellit nga Kosova në gusht, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendas.
Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se do të përgjigjen me masa të njëjta. Autoritetet dhe bizneset kosovare e kanë kritikuar vendimin e Shkupit si të padrejtë dhe në kundërshtim me marrëveshjen në mes të dy vendeve për tregti të lirë.
Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë, Valon Saraçini, tha se në një mbledhje të shpejtë të qeverisë do të ndërpritet kjo masë me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira ekonomike me Kosovën, raporton Zëri i Amerikës.
Mendohet se nga vendosja e kësaj mase, kompanitë kosovare të kenë pësuar një humbje prej rreth një milionë eurosh. Kosova është për Maqedoninë një treg kryesor, ku transporton mallra me vlerë prej rreth 400 milion eurosh brenda vitit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










