Maqedonia
Maqedonia heziton t’i hapë kufijtë me fqinjët
Maqedonia e Veriut ende nuk ka vendosur t’i hapë kufijtë me vendet e rajonit
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut mbeten në qëndrimin se është ende herët për hapjen e kufijve dhe se kur të vijë koha kjo duhet të bëhet në koordinim me shtetet fqinje. Por autoritetet në vendet fqinje nuk pritën koordinim rajonal.
Serbia hapi sot kufijtë e saj pas propozimit të shtabit të krizës, kështu që të gjithë shtetasit e saj dhe të huajt do të mund të hyjnë në territorin serb pa test negativ për Koronavirus dhe pa izolim të detyruar.
Megjithatë nëse shtetasit e Maqedonisë duan të shkojnë tani në Serbi dhe nëse ata të Serbisë duan të hyjnë në Maqedoni, gjatë kthimit do të shkojnë direkt në karantinë shtetërore.
“Janë shpërndarë udhëzues në kalimet kufitare, kthehemi në masat higjienike personale dhe të vendit të punës. Nëse vërehen çfarëdo lloj simptomash që mund të kenë lidhje me Koronavirusin, qendrat shëndetësore qëndrojnë në dispozicion”, deklaroi Verica Jovanoviq, Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë, raporton Alsat.
Nga dita e sotme do të bëhen edhe fluturime nga aeroporti i Nishit, i cili ishte mbyllur më 18 mars, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë komisioni i epidemiologëve në Greqi po përpilon listën e shteteve për të cilët do të hapen kufijtë më 15 qershor, pa test për Covid 19 dhe pa izolim të detyruar.
“Në fazën e parë presim që Organizata Kombëtare e shëndetit publik të na dorëzojë listën e shteteve për të cilat vlerëson se të dhënat epidemiologjike janë të tilla që do t’iu lejonte turistëve të mbërrijnë të sigurt në Greqi. Për fazën e dytë, më 1 korrik, kur do të hapen të gjithë aeroportet për turistët, do të përgatitet listë e re e shteteve dhe e njëjta rregullisht do të azhurohet”, u shpreh Haris Theoharis, Ministër i Turizmit i Greqisë.
Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama paralajmëroi se kufijtë е Shqipërisë do të rihapen brenda këtij muaji.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











