Lajme
Maqedonia e zhytur në borxhe
Sipas të dhënave të Bankës Popullore Maqedonase, gjysma e borxhit prej 6 miliardë eurosh, i takon sektorit privat, ndërsa gjysma tjetër institucioneve shtetërore
Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë vitin e fundit është reflektuar dukshëm edhe në aspektin ekonomik. Borxhi i jashtëm ka arritur nivelin më të lartë që nga pavarësia duke tejkaluar shifrën prej 6 miliardë eurosh, derisa ekonomia vazhdon të shënojë nivelet më të ulëta të zhvillimit të saj, thonë njohësit e çështjeve të ekonomisë.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore Maqedonase, gjysma e borxhit prej 6 miliardë eurosh, i takon sektorit privat, ndërsa gjysma tjetër institucioneve shtetërore. Në krahasim me vitin 2014, borxhi i jashtëm i shtetit është rritur për 230.8 milionë euro, nga cilat 178 milionë janë marrë për të shlyer borxhet e mëparshme.
“Fatkeqësisht, kjo rritje e borxhit nuk është rritje standarde, normale, e cila është për çdo shtet, respektivisht huazimi në tregun e jashtëm për të përmirësuar infrastrukturën e përgjithshme në një vend ose edhe për të mbështetur bizneset vendore. Por, të gjitha këto borxhe, veçanërisht ato të vitit të kaluar dhe të këtij viti, kryesisht janë të dedikuara për shlyerjen e detyrimeve paraprake të ngarkesave me borxhe që ka Maqedonia“, thotë Arben Halili, ekspert për çështje të ekonomisë.
Në këtë drejtim, ai thotë, se Maqedonia mund të jetë ndër vendet e rralla që ndjek strategjinë e shlyerjes së borxhit me borxh.
Ai vlerëson se rritja e borxhit është pasojë e politikave ekonomike joproduktive, pasi paratë harxhohen në projekte populiste të qeverisë, nga të cilat nuk ka asnjë përfitim, siç është edhe projekti kundërthënës, “Shkupi 2014“.
Politika e këtillë e borxheve dëmton rëndë ekonominë e vendit, e cila edhe ashtu ndodhet në gjendje katastrofale, me rritje të papunësisë, rritje të tatimeve dhe ulje të prodhimit industrial, transmeton REL.
“Sigurisht se efektet pritet të jenë shumë negative si për ekonominë momentale, ashtu edhe për atë të viteve të ardhshme, që do të jetë e stërngarkuar me pagesën e detyrimeve shtesë, të cilat me siguri se pritet të imponohen nga ana e qeverisë me të vetmin qëllim që në një farë forme do të tentojë të riparojë problemet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe“, thotë Halili.
Ndërkaq, Zoran Ivanovski, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkupit, thotë se politika e borxheve duhet të ndërpritet pasi Maqedonia, sipas tij, tashmë ka tejkaluar të gjithë kufijtë e huazimeve nga jashtë.
Ai thotë se qasja e tillë e qeverisë do të ketë pasoja të mëdha në kohën kur vendi ndodhet edhe në krizë të thellë politike, e cila po ashtu po reflektohet negativisht ndaj aspekteve ekonomike.
“Kuptohet, kursi i investimeve duhet të jetë projekti kryesor pasi vetëm përmes tërheqjes së kapitalit të jashtëm apo edhe politikave favorizuese ekonomike për bizneset vendore, mund të presim rritje ekonomike afatgjata. Politika e huazimeve nuk sjell asnjë përfitim, përkundrazi ajo dëmton rëndë ekonominë dhe qytetarët”, vlerëson Ivanovski.
Ndryshe, borxhi i jashtëm prej mbi 6 miliardë euro arrin thuajse 50 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












