Maqedonia
Maqedonia e Veriut vazhdon orën policore edhe për 2 javë
Ora policore në Maqedoni të Veriut nga 22 deri në 5 të mëngjesit do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, ndërsa në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të ketë masa tjera restriktive. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton alsat, përcjell Albinfo.ch.
Në bazë të numrave të rasteve të reja pozitive dhe pacientëve të pranuar nëpër spitale ditëve të fundit dhe në bazë të numrit të shtretërve të lirë, qëndrimi është se nga nesër do të vazhdojnë të vlejnë të njëjtat masa sikurse deri tani, do të thotë mbetet në fuqi ora policore nga 22 deri në 5 të mëngjesit. Për masa eventuale të tjera do të bisedojmë gjatë javës, në bazë të asaj se çfarë do të ndodhë ditët në vijim- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit, betejën me koronavirusin e kanë humbur edhe 25 persona, të moshave nga 61 deri në 91 vjeç. Pesë nga pacientët e vdekur janë nga kryeqyteti, tre nga Tetova, nga dy viktima janë regjistruar në Gostivar, Prilep dhe Kavadar ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet Shtip, Veles, Ohër, Strugë, Koçan, Negotinë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë.
Ndërkohë nga 2730 teste të realizuara në 24 orët e fundit, 642 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 321 prej të cilëve vetëm në kryeqytet.
Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është 524. Aktualisht në vend janë ka 15 mijë 131 raste aktive.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










