Lajme
Maqedonia e Veriut vazhdon ndalesat ndaj fqinjëve
Maqedonia e Veriut nuk e ka ndërmend të heqë ndalesën për ardhjen e fqinjëve.
Qytetarët nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, detyrimisht duhet të dorëzojnë test PCR, jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.
U përfol që KSI do të zhvillojë takim këtë fundjavë për të diskutuar heqjen e kësaj mase kufizuese. Mirëpo Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për TV21 ka thënë se nëpër pikat kufitare ngelet regjimi i njëjtë, përcjell albinfo.ch.
“Vazhdon regjimi i njëjtë, do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imponon këtë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk mund të vizitojnë shtetet përreth, përveç Shqipërisë. Për të shkuar në Kosovë dhe Serbi duhet test PCR, ndërkaq në Greqia për të disatën herë e ka shtyrë afatin e hapjes së kufijve me vendin tone. Qytetarët tanë nuk mund të udhëtojnë as në Bullgari.
Përndryshe Maqedonia e Veriut hapi kufijtë pa masa kundrejt shteteve fqinje me 25 qershor, ndërsa i mbylli vetëm pas dy javësh, saktësisht me 8 korrik.
Përveç qytetarëve që kanë familjarë nëpër vende fqinje, kundër masave kufizuese janë edhe bizneset, të cilat po përballen me pasoja të rënda për shkak të pandemisë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










