Maqedonia
Maqedonia e Veriut synon anëtarësimin në BE në vitin 2030
Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi të hënën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.
“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












