Maqedonia
Maqedonia e Veriut raporton 14 të vdekur nga COVID-19
E mërkurë, 26 Maj 2021 - 17:05
albinfo.ch
KEYSTONE/EPA/GEORGI LICOVSKI
Maqedonia e Veriut në orët e fundit ka regjistruar 14 humbje jete si pasojë e virusit vdekjeprurës të COVID-19.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila pohon se nga 3073 teste të kryera, 46 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Listës së të shëruarve i janë shtuar 147 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 147.190, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i epidemisë janë bërë 782.654 testime në gjithë vendin, kurse Shkupi mbetet qyteti më i prekur nga epidemia.
Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga koronavirusi 5356 qytetarë, e shumica e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.