Maqedonia
Maqedonia e Veriut merr masa parandaluese për të frenuar rritjen e çmimeve
Maqedonia e Veriut ka propozuar një sërë masash për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Qeveria maqedonase ka hequr TVSH-në për produktet bazë ushqimore, ndërsa rreth 35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte. E gjithë pakoja e masave do të kushtojë 400 milionë euro.
Qeveria maqedonase ka propozuar gjithashtu uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Sipas mediave vendase kjo masë ul pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
“Nafta në vend të 85,5 denarë do të zvogëlohet për 10,5 denarë dhe do të jetë 75 denarë, benzina në vend të 91,5 denarë do të zvogëlohet për 11,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë. Po ulim normën e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për naftën, benzinën pa plumb, gazin, gazin e lëngshëm dhe metanin”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Masat propozohen pas rritjes rekord të çmimeve të derivateve të naftës për gati 10.2 për qind. Por që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët në Kuvend.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














