Maqedonia
Maqedonia e Veriut lehtëson lëvizjen ndërkufitare me Kosovën
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim ta lehtësojë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës.
Për këtë vendim ka njoftuar në Facebook zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton Albinfo.ch.
Ai ka thënë se vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet.
“Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare Bllacë – Han i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë”, ka shkruar Grubi.
Ai ka theksuar se kanë angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme./Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











