Lajme
Maqedonia dhe Bullgaria me standardet më të lira në Evropë
"Eurostat": Standardi më i lirë për jetesë është në Bullgari, ndërsa ndër vendet e tjera radhitet Maqedonia, Serbia, Shqipëria..

Instituti evropian i Statistikave “Eurostat” ka nxjerrë të dhëna lidhur me standardin e jetesës në vendet evropiane por edhe në Ballkanin Perëndimor.
Gazeta e njohur ekonomike “Standard” ka publikuar raportin ku çdo vend vlerësohet për kushtet dhe standardet e lira, por edhe për standardet e shtrenjta.
Raporti vlerëson se standardi më i lirë për jetesë është në Bullgari, ndërsa ndër vendet e tjera radhitet Maqedonia, Serbia, Shqipëria, por më pas vijojnë vendet e tjera.
Danimarka dhe Zvicra vlerësohen si vende më të shtrenjta
Sipas “Standard”, veshmbathjet në Bullgari janë më lirë për 25 për qind se vendet tjera të BE-së, derisa Danimarka dhe Zvicra vlerësohen si vende më të shtrenjta për jetesë dhe kushtet e jetës, transmeton INA.
“Bullgarët kanë çmime më të volitshme, qëndrime hotelierike, si dhe çmime më të volitshme nëpër restorante. Çmimi për një darkë në restorant dhe vendosje në hotel është më lirë për 55 për qind në krahasim me çdo vend tjetër evropian”, shkruan “Standard”.
Sipas kësaj reviste, në rast se vendosni që të njëjtën gjë ta bëni në ndonjë nga vendet skandinave, atëherë duhet të posedoni 79 për qind më shumë mjete, se sa të nevojiten për ato kushte në Gjermani.
Megjithatë raporti vlerëson se Bullgaria është në fundin e listës së vendeve që kanë fuqi të ulët blerëse në Evropë. “Standard” shkruan se kompjuteri personal dhe teknika e bardhë e materiale të tjera janë shumë më të mira se vendet tjera.
Sa i përket pjesës për Maqedoninë, thuhet se në këtë vend janë çmimet e lira për ushqime, pagesën e rrugës, alkoolin si dhe çmimi i ulët i benzinës.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz