Kosova
Maqedonia arreston një ish-ushtarë të UÇK-së me fletarrest të Serbisë
Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që sot, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.
Burime zyrtare për gazetën Koha.mk tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e së premtes, rreth orës 14:30.
Ndryshe, i freskët është rasti me Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, i cili në korrik vitin e kaluar, u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
Pas paraburgimit ekstradues disa ditor dhe pasi u lëshua në “arrest shtëpiak” në Çair, Blerimi arriti të arratiset nga Maqedonia dhe të futet ilegalisht në Kosovë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











