Maqedonia
Maqedoni: Taravari, para vendimit nëse do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë
Përfaqësuesit e koalicionit “VLEN” nisën t’i konfirmojnë shkrimet në media për ndarjen e resorëve në Qeverinë e ardhshme. Sipas informacioneve jozyrtare, koalicioni “VLEN” do të udhëheqë gjashtë ministri – për ekonominë, mjedisin jetësor, shëndetësinë, për sistemin politik, punën dhe politikë sociale, si dhe do të ketë edhe ministër pa resor. Pjesë e negociatave është edhe Sekretariati për Çështjet Evropiane. Në një prononcim për Alsat, Arben Taravari nga “VLEN-i” thotë se shumica e shkrimeve janë të vërteta, por ia lë mandatarit të ardhshëm që ta shpallë zyrtarisht përbërjen e Qeverisë së ardhshme. Ai bën të ditur se së shpejti do të vendosë nëse do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ende nuk kam një vendim definitiv, është rrotulluar dhe është e vërtetë se ka pasur ofertë që të jem ministër i Shëndetësisë, por unë ende jam duke zhvilluar bisedime me strukturat partiake, por edhe me njerëzit të cilët i kam në komunë, me të cilët kemi bashkëvepruar, por gjithashtu edhe me njerëz të rëndësishëm që gjithnjë na kanë ndihmuar në proceset zgjedhore komunale në Gostivar. Kështuqë nuk kam një vendim definitiv, do ta mendoj mirë dhe besoj se për dy tre ditë do ta sjell vendimin definitiv, ku planifikoj të vazhdoj”, tha Arben Taravari – Koalicioni “VLEN”.
Jozyrtarisht pjesë e marrëveshjes është edhe pozita e kryetarit të Kuvendit, pozitë që me gjasë do t’i takojë Afrim Gashit. “VLEN” do të ketë edhe pesë zëvendësministra, në Ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Arsimit, Mbrojtjes, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Koalicioni do të propozojë gjithashtu pesë sekretarë shtetëror.
“Unë s’dua ta them pa mos u bërë publike prej mandatarit mendoj se nuk është e ndershme. Besoj se e keni parë nëpër shumë medium janë rrotulluar ministritë e caktuara, pozicionet e caktuara, flas për eshallonin e parë dhe të dytë dhe mund të them me plot përgjegjësi, se shumica e atyre informatave, janë me siguri informata të brifuara prej partive politike, mund edhe të vlenit edhe të VMRO-DPMNE-së. Domethënë mund të them se 90 për qind të pozicioneve janë ato që është shkruar“, shtoi Arben Taravari – Koalicioni “Vlen”.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka vazhduar negociatat për përbërjen e Qeverisë së ardhshme me partinë e Maksim Dimitrievskit. Mbrëmë vonë Lëvizja “ZNAM” njoftoi se përfaqësuesit e dy partive kanë mbajtur takim ku janë diskutuar objektivat strategjike, parimet politike dhe platforma politike për bashkëpunim. Sot VMRO-DPMNE nuk ndau detaje për ndarjen e mundshme të resorëve dhe për kërkesat e “ZNAM”.
“Nuk ka ende marrëveshje përfundimtare. Ajo që mund të shpalos është se bisedat po zhvillohen në frymë pozitive”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE, Koalicioni “Vlen” dhe Lëvizja “ZNAM” pritet të arrijnë marrëveshje përfundimtare deri të martën, kur është caktuar seanca konstituive e Kuvendit. Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











