Maqedonia
Maqedoni: Shumë qytetarë, në pritje të pasaportave u detyran t’i anulojnë pushimet
Shumë qytetarë kanë anuluar pushimet e muajit mars shkaku i mospasjes së pasaportave me emrin e ri të shtetit. Qytetarët akoma duhet të presin rreth dy muaj për të marrë pasaportë me procedurë të rregullt.
Shumica e qytetarëve thonë se për të marrë pasaportën në kohë të duhet të paguash në mënyrë të përshpejtuar, e cila kushton tri herë më shtrenjtë se mënyra e rregullt.
“Sa pritet për terminin? Dy muaj, dhe tani për pranim sa duhet të pritni? Më thanë që për letërnjoftim duhet të pres një muaj, ndërsa për pranim duhet tek Stacioni Policor, ku jetoj, ndërsa për pasaportën do të më informojnë me SMS përafërsisht një muaj. A u desh të udhëtoni diku këtë kohë? Po, por çfarë të bëj, e anulova sigurisht, sepse pa pasaportë nuk mund të shkoj”, u shpreh një qytetare për alsat.
“Tani u fotografova. Sa kohë pritet që të vini në radhë për fotografim? 7 muaj. Tani më duhen edhe 4 për të marr. Jo nuk dihet. A u desh të udhëtoni diku këtë kohë? Jo, por verës duhet të udhëtoj nëse e marr pasaportën, nëse jo në shtëpi”, tha një tjetër qytetar.
“Po mbarova punë, e mora, sa kohë pritet pasi aplikuat? Një muaj”, u përgjigj një qytetar.
Ministria e Brendshme njoftoi se deri më 15 mars ka pranuar 1.438.008 kërkesa për pasaporta, 100 mijë prej të cilëve presin akoma për pasaportë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











