Maqedonia
Maqedoni: Shqiptarët drejtojnë për herë të parë Ministrinë e Jashtme
Mandatari Zoran Zaev ka thënë se prioritete të qeverisë së do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi.

Pikat kryesore, si ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi, do të jenë prioritetet e qeverisë së re në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev. Në qeverinë e re në vend të 26, do të ketë 19 ministri, shtatë më pak. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë. Po ashtu të kësaj partie do të jenë edhe zëvendëskryeministri për çështjet evropiane dhe zëvendëskyeministri për çështje ekonomike, shkruan DW.
“Shumica parlamentare do ta respektojë frymën e punës së përbashkët, e cila nënkupton konstruktivitet, dialog, respektim të mendimit ndryshe të bazuar në argumente dhe ndërtim të demokracisë konsensuale në vend të paralelizmave, etnocentrizmit dhe mbivotimit. LSDM dhe BDI tashmë i harmonizojnë platformat e tyre zgjedhore në programin e përbashkët qeveritar katërvjeçar”, tha Zaev.
Shqiptarët për herë të parë drejtojnë Ministrinë e Jashtme
Nga radhët e BDI-së, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit.
“BDI si partnere kryesore në qeverinë e koalicionit, do të japë kontributin në shumë projekte në të cilat do të përkushtohet qeveria e re. Fokusimi do të jetë në reformat në gjyqësi, spastrimi i gjyqësorit dhe kontrolli i origjinës së pasurisë të të gjithë funksionarëve. Gjithsesi fokusimi do të jetë edhe në reformat e domosdoshme për integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Duke shtuar “Kjo qeveri do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europian e partneritetit euroatlantik. Gjithashtu do të jetë gardiani i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Marrëveshjes paqësore të Ohrit, por edhe do të zbatojë veting në politikë dhe gjyqësor si dhe do të fokusohet në zhvillimin ekonomik”.
Opozita, kritika të hapura për qeverinë e re
Partitë opozitare shqiptare e kanë vlerësuar koalicionin e ri qeveritar si jolegal dhe legjitim, pasi sipas tyre, ka manipuluar vullnetin e votuesve. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka thënë se rrugë tjetër nuk ka, përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për të pastruar nga skena politike antivlerat. “Nëse është e nevojshme ne si koalicion, bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë. Rezistencë për ta mbrojtur lirinë. Për ta mbrojtur votën, verdiktin dhe ardhmërinë e gjithë qytetarëve këtu në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Zijadin Sela.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është i mendimit se kjo qeveri është e dobët dhe s’do mund të plotësojë mandatin katërvjeçar: “Pa legalitet dhe legjitimitet, qeveria s’mund të ecë përpara dhe s’mund t’i përfaqësojë qytetarët e vet. Kjo qeveri është e ndërtuar mbi këmbë të qelqta dhe në goditjen e parë, qelqi thyhet”.
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski tha se ajo që bashkon koalicionin LSDM-BDI është krimi, korrupsioni dhe gënjeshtrat: “Zaev nuk ka asgjë të re për të ofruar, ne kemi një qeveri me kuadro kalimtare, të cilët do të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin. Që tani opinioni duhet ta dijë se na pret krizë më e madhe ekonomike pasi një miliardë euro për shpëtimin nga kriza me Covid-19 u shpenzuan për korruptim zgjedhor”.
Sipas marrëveshjes së arritur midis partnerëve të koalicionit qeveritar, edhe në katër vjetët e ardhshme kryetar i Parlamentit do të jetë deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi. Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?