Maqedonia
Maqedoni: Regjistrimi pritet të anulohet për në shtator
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator, transmeton Alsat.
Sipas marrëveshjes, regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve lokale, planifikohet që të njëjtat të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.
Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bërë ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshime e modelit në një njësi zgjedhore, për lista të hapura për këshilltarë komunash, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në një rreth zgjedhor.
“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime të tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski. Të inkurajohen grupet parlamentare që diskutojnë ndryshimet në modelin e zgjedhor, listat e hapura, zgjedhjen e kryetarëve të komunave në rundin e parë, si dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE /ODIHR”, tha mes tjerash Mickoski.
Liderët kanë rënë dakord edhe për punën në Kuvend, respektivisht VMRO-ja është dakorduar të bashkëpunojë me shumicën për ligjet që kanë të bëjnë me euro-integrimet dhe ligjet për menaxhimin e krizës me pandeminë.
“Për pjesën e zhbllokimit të ligjeve në Kuvend. Ligjet për Qendrën Klinike, për ndërtimet pa leje, për ASHAAV-MRTV, Ligji për Shtetësinë, gjashtë ligjet për pensionin, mbështetje për të gjitha ligjet që janë në agjendën evropiane, që nënkuptojnë ndihmën e popullatës. Besoj se në periudhën e ardhshme do të jemi në gjendje t’i sjellim këto ligje dhe se nuk do të kemi më bllokada të këtilla”, tha Zaev./Alsat
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











