Maqedonia
Maqedoni: Qytetarët që vaksinohen në shtete tjera, certifikatat për udhëtim duhet t’i marrin nga ato shtete
Qytetarët e Maqedonisë që janë vaksinuar në kalimin kufitar me Bullgarinë, vërtetim për marrjen e vaksinës dhe kodin për udhëtim duhet ta kërkojnë nga autoritetet shëndetësore bullgare.
Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se qytetarët që vaksinohen në shtete tjera, dokumentet për udhëtim me kod për pranimin e vaksinës, duhet t’i kërkojnë nga shtetet ku janë vaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kudo që qytetarët tanë vaksinohen në vendet e tjera, atyre u lëshohet certifikatë nga ato shtete sepse seritë me të cilat vaksinohen qytetarët duhet të vendosen saktësisht”, tha Filipçe.
Ndryshe, Filipçe njoftoi se nga java tjetër do të lëshohet “pasaporta e gjelbër” maqedonase, gjegjësisht dokumenti që do të ketë një kod “QR” me të dhëna për datat në të cilat janë pranuar vaksinat, prodhuesi i vaksinave dhe të dhënat për antitrupat si dëshmi për kalimin e COVID-19.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











